Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë

27.01.2017 15:21:10

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit “Jugu” në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale ‘vjedhje të rënda’, kanë arritur të identifikojë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të ‘vjedhjeve të rënda’.

“Rastet e vjedhjeve ishin raportuar dy ditë më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vjedhje ishin dy lokale, ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në lokale, nga ku kishin vjedhur dy televizorë.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 27 janar 2017 në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar R. B., 37 vjeçar, L. K. 28 vjeçar, D. S. 20 vjeçar, I. S. 19 vjeçar, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptarë shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Përveç identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve, hetuesit policorë kanë identifikuar edhe vendin ku të dyshuarit i kishin fshehur televizorët e vjedhur, më pas televizorët u janë kthyer pronarëve legjitimë.

Katër të dyshuarve pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.