Arrestohen për kontrabandë me migrantë dy punonjës të sigurimit në Qendrën e Azilit në Magure

21.08.2019 12:09:07

Pas hetimeve të zhvilluara nga Njësitë e Hetimeve të Policisë Kufitare janë arrestuar pesë persona për shkak se të njëjtit dyshohet që në mënyrë të vazhdueshme për përfitim material kanë kontrabanduar shtetas të ndryshëm nga Qendra për Azil në Magure në drejtim të Serbisë me qëllim të shkuarjes së tyre në vendet e BE-së, njofton Policia.

Dy nga të dyshuarit janë punëtorë të sigurimit në Qendrën e Azilit në Magure.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.