Arrestohën përsëri Kadaj-Bujupi dhe Kurti

27.11.2017 20:14:05

Policia e Kosovës ka arrestuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se kjo është bërë në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saja ligjore duke u bazuar në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarr veprimet ligjor për realizimin e të njëjtës (urdhëresë e gjykatës) ndaj dy personave të apostrofuar nga ju”, ka thënë Ahmeti.