Arrestohen shtatë persona

01.09.2016 09:33:10

Shtatë persona janë arrestuar në Malishevë për dy raste të ndryshme. Sipas policisë, në rastin e parë janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit pas një  mosmarrëveshje kane sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Ndërsa në rastin tjetër janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar  lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.