Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjakovë

14.10.2016 14:05:52

Sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë, në bashkëpunim të ngushtë me sektorin rajonal për hetime, pas një pune intensive operativo-hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për ‘grabitje’.

Personat e arrestuar dyshohet se më 2 tetor 2016 në orën 23:30 në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë ia kanë grabitur viktimës- femër çantën e krahut në të cilën kishte të holla në vlerë 12.000 euro.

Personat e dyshuar janë: M.D 1981; N. P 1966 dhe M.D 1983.

 Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në stacion policor dhe gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës kanë pranuar veprën.

Lidhur me arrestimin e tyre është njoftuar prokurori i çështjes me urdhër të të cilit tre personat e dyshuar janë mbajtur në ndalim policor, ndaj tyre është ushtruar kallëzimi penal policor, e më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.