ARRESTOHEN TRE TË DYSHUAR PËR VJEDHJEN E 47 MIJË EUROVE NË FERIZAJ

29.10.2016 14:54:22

Policia e Rajonit të Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë ”.

Të arrestuarit janë G.A. 19 vjeç, A.A. 23 vjeç dhe i mituri A.A.17 vjeç.

Sipas njoftimit rasti i vjedhjes ka ndodhur mbrëmjen e 21 tetorit në fshatin Greme të kësaj komune, me ç`rast të dyshuarit në shtëpinë e viktimës D.K.  kishin vjedhur 47 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 2 mijë euro.

Gjatë aksionit policia tek i dyshuari G.A. kanë gjetur dhe konfiskuar një pjesë e parave të vjedhura, ndërkohë që po vazhdonë hetimet për kompletimin e rastit.

Gjatë intervistimit të dyshuarit në prezencë të avokatëve dhe punëtorit për punë sociale, kanë pranuar në tërësi veprën e kryer. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve G.A. dhe A.A. është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë,ndërsa ndaj të miturit A.A. ndalim policor për 24 orë.