Arrestohet 22 vjeçari, dyshohet se përdhunoi një të mitur në Kamëz

29.01.2020 15:58:11

Një 22-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Arrestimi i të riut me inicialet A. D. u bë në Kamëz, pas denoncimit nga familjarët e vajzës në komisariatin numër katër.

“22 vjeçari, banues ne fshatin Resk, Kukës, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur”, thotë policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.