Arrestohet 26 vjeçari shqiptar, i dënuar në Kosovë për trafik droge

25.05.2017 15:48:16

Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet për trafik droge.

26 vjeçari Endri Karamani, me banim në Durrës, është arrestuar pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit në Kosovë, e cila e kishte dënuar me 3 vite burg.

Menjëherë pas arrestimit të tij Gjykata e Rrethit gjyqësor Durrës, ka dhënë masën e “Arrestit me burg’ për 26 vjeçarin, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit,  Kosovë,  të cilin e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.