Arrestohet atori i vrasjes në Sarandë

06.11.2016 16:32:32

Është vënë në pranga i riu i akuzuar si personi që vrau me çifte Artan Hoxhën, rojen e një karburanti në hyrje të Sarandës.

Burime nga policia thanë se kanë ndaluar 27-vjeçarin Arqile Koçi, si personi i dyshuar për këtë krim të rëndë, i cili njihet si një përdorues drogash.

I riu mësohet se është arrestuar në një prej hoteleve në zonën ku ka ndodhur edhe krimi i rëndë.

Kanë qenë informacione të marra në rrugë operative që kanë çuar policinë në arrestimin e tij.

Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 të rinj.