Arrestohet autori i grabitjes së kazinos në Londër (Video)

17.02.2017 13:58:07

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e personit që më 12 shkurt grabiti me armë lodër një kazino në kryeqytet. I arrestuari është Jurgen Kovaçi, i dënuar më parë për lëndë narkotike.

Të dielën në mbrëmje, Kovaçi më datë 12.02.2017 rreth orës 20:58 në vendin e quajtur “Selvia” në rrugën e “Dibrës” ky shtetas ka hyrë në kazino dhe duke kërcënuar punonjësit dhe ka arritur të marrë prej andej shumën ditore rreth 20.000 lek.

Në dalje të kazinosë, një punonjës i sigurisë u përpoq ta ndalte, por grabitësi arriti të largohej duke lënë pas vetëm armën lodër.