Arrestohet burri agresiv nga Kareçi: Rrihte të birin, rrihte edhe gruan

19.01.2017 12:02:25

Një burrë 42 vjeç nga fshati Kareç i Shijakut ka përfunduar në pranga pasi rrihte rregullisht të birin e tij 13-vjeçar e po ashtu, edhe gruan.

Dritan Xhafa u arrestua dje pasdite rreh orës 5:00, kur për arsye të kota, rrahu dy anëtarët e familjes së vet.

Ai do të gjykohet për dhunë në familje; dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.