Arrestohet hakeri rus, dyshohet se është përfshirë në zgjedhjet e Amerikës

09.04.2017 17:02:20

Pyotr Levashov, hakeri rus është arrestuar në Barcelonë pasi dyshohet se është përfshirë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Siç ka thënë ambasada ruse në Madrid, ai u arrestua në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar amerikan, raporton Reuters transmeton lajmi.net

Zëdhënësi i ambasadës nuk ka pranuar të jap më shumë detajenë lidhje me rastin.

Qeveria e Amerikës gjatë gjithë kohës ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të Rusisë pasi që pretendojnë se është përfshirë në zgjedhjet presidenciale, duke e ndihmua Donald Trumpin.

Këto akuza janë mohuar nga Putin, i cili ka thënë se nuk ishte i përfshirë në këto zgjedhje.