Arrestohet i shumëkërkuari nga policia (Foto)

20.10.2016 17:34:03

Policia e Kosovës bën të ditur se sapo ka arrestuar Ambroz Pjetër Morinën i cili ishte njëri nga dy të kërkuarit për vepra të ndryshme penale, kryesisht vjedhje dhe grabitje.

Mësohet se arrestimi është bërë falë bashkëpunimit me qytetarë.

I shumëkërkuari nga policia është arrestuar në qendrër një tregtare shkruan Indeksonline. Në arrati mbetet i kërkuari tjetër nga policia, Driton Bytyqi.

bosi_1476974841-8716800