Arrestohet në Egjipt gazetari i Al Jazeera

26.12.2016 12:24:23

Televizioni Al Jazeera bën të ditur se autoritetet e Egjiptit po mbajnë në paraburgim njërin ndër producentët e shtëpisë mediale për shkak të akuzave të fabrikuara duke kërkuar lirimin e tij.

Siç thuhet gazetari Mahmud Hussein po mbahet në paraburgim në bazë të akuzës që përmban “një numër alarmant të fakteve të rreme”.

Hussein të premten është arrestuar në shtëpinë e tij në Kajro dhe gjatë fundjavës është marrë në pyetje në stacionin policor.