Arrestohet në Gjermani 32 vjeçari nga Kosova, dyshohet se vrau të dashurën e tij

08.02.2020 22:35:00

Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Gjermani.

Ai dyshohet se e ka vrarë një grua të moshës 33-vjeçare, e cila ishte partnerja e tij. Ngjarja ndodhi sot në qytetin e Minfeld-it. Patrulla e policisë e ndaloi makinën që e drejtonte kosovari.

Ai kishte edhe një armë në dorë. Në makinë u gjend trupi i viktimës, shkruan Bild.de përcjellë Klan Kosova.

Me kërkesën e prokurorit i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje. Hetimet po vazhdojnë derisa policia nuk ka dhënë detaje të tjera.