Arrestohet në Serbi drejtori i policisë së Kosovës për Mitrovicë, Nehat Thaçi

29.09.2016 12:34:48

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka konfirmuar arrestimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Nehat Thaçi, i cili akuzohet nga Serbia për “terrorizëm”.

Këtë konfirmim MUP-i serb e ka bërë për Tanjug.

Urdhërarresti thuhet se është lëshuar në vitin 2010 nga Gjykata e Lartë në Nish.

Thaçi për momentin është në paraburgim kurse, për dallim nga raporti i policisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë thotë se arrestimi i tij u bë rreth orës 20:00.