Arrestohet nëna për braktisje të fëmijëve

05.05.2018 12:01:20

Refuzoi përkujdesjen ndaj dy djemve të saj

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje në Prizren është arrestuar një grua pasi ka braktisur fëmijët e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Ashkali, e cila ka refuzuar përkujdesjen ndaj dy fëmijëve të sajë të mitur meshkuj K/Ashkali”, ka njoftuar policia duke e cilësuar rastin si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

Sipas policisë fëmijët janë dërguar dhe vendosur në strehimoren e QSGF-Prizren, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendimin e Prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.