Arrestohet një i dyshuar për fajde dhe shpërlarje parashë

12.11.2019 22:10:00

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, njofton se pas një pune intensive hetimore rreth dy vjeçare, sot me datë 12 nëntor 2019 ka bërë kontrollimin e dy objekteve të banimit si dhe të një lokali afarist, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.

Sipas njoftimit për media si rezultat i këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar: N.B,  M/SH/K , nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Fajde” dhe “Shpërlarje parash”.

“Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve, si prova materiale janë konfiskuar : para të gatshme në vlerë prej 5000 euro (pesëmijë euro), katër fletëpagesa në vlerë prej 115,203.46 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë e dyqind e tre euro), një folder, një Llaptop, katër fletore, tri fletë-deponime të bankës, një kompjuter. Gjërat materiale të cilat janë konfiskuar do të analizohen në hollësi për të sqaruar gjendjen faktike mbi bazën e dyshimeve të ngritura kundrejt të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës , dhe pas intervistimit me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.