Arrestohet një palestinez për djegien e xhamisë në Lipjan

24.10.2020 13:07:00

Policia e Kosovës ka arritur të identifikoi personin qe dogji xhaminë.

Një palestinez është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ditë më parë ia ka vënë zjarrin një xhamie në fshatin Magurë të Lipjanit.

Xhamia është digjur më 21 tetor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje në mëngjes, pas disa hetimeve të zhvilluara.

I njëjti pasi është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega Lipjan i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali.