Arrestohet një person në Klinë pasi rrahu bashkëshorten

17.10.2016 16:07:37

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit së djeshëm në Klinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.