Arrestohet një person për dy tentim vrasje

12.12.2016 09:58:03

Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën tentim vrasje.

Rasti  ka ndodhur në rrugën “Qemail Stafa” në Prishtinë më 03.12.2016, ku me armë  zjarri ishte plagosur viktima:  A. L, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës,  kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

“B. B, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.  Po i njëjti person po kërkohej nga policia që nga muaji shtator (2016), për një rast tjetër të tentim vrasjes, të ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë”, raportohet në komunikatë.