Arrestohet një person për kontrabandim me emigrantë

05.08.2018 14:13:17

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Hereq të Gjakovës, të dyshyar për kontrabandim me emigrantë.
I dyshuari, kishte qenë në kërkim nga policia që nga data 17 shkurt e këtij viti.

“Me datë 04.08.2018, njësia Policore ka arrit të arrestoj të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i njëjti në bazë të urdhëresës së gjykatës është dërguar në qendrën e paraburgimit”, thuhet në raportin e policisë.