Arrestohet një person për tentim grabitje

19.09.2018 10:33:46

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë një të dyshuar për tentim grabitje.
Policia tha se rasti i tentim grabitjes ishte raportuar të ketë ndodhur më 18 shtator rreth orës 14:00, në një nga filialet për transferim parash në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

“Reagimi i shpejtë i njësiteve policore ka rezultuar që vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes të ndalojë dhe të arrestojë të dyshuarin B. R., 18 vjeçar, tek i cili është gjetur dhe është konfiskuar edhe një armë e llojit pistoletë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

“​Të dyshuarit të arrestuar pas procedurave intervistuese i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘tentim grabitje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’”, thuhet në komunikatë.