Arrestohet një person për vrasje në Pejë

12.12.2018 18:54:48
Policia e Kosovës ka arrestuar një peron, i cili dyshohet se ky ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë”.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, nga Policia e Kosovës është kryer bastisja e dy lokacioneve në Istog të poshtëm në pronat e një personi të dyshuar, pasi hetimet kanë çuar tek dyshimi i arsyeshëm se ky ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” e cila ka ndodhur në muajin shtator, viktimë e të cilit ka qenë një 29 vjeçar.

“I dyshuari në bazë të aktvendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit, është dërguar në mbajtje” thuhet komunikatën drejtuar mediave