Arrestohet një serb në Stacionin e Autobusëve, i përfshirë në “ikjen” e të rinjve

08.09.2017 23:53:58

Polica e Kosovës pak minuta më parë ka arrestuar një person në Stacionin e Autobusëve të Kosovës.

“Ju konfirmoj se rreth orës 21:00, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë bazuar në informacione të pranuara dyshohet se një person ka kontaktuar persona të ndryshëm duke iu kërkuar shuma të ndryshme parash për t’i transportuar për në Serbi dhe jashtë Serbisë për në Evropë. Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme dhe në atë lokacion ka identifikuar dhe shoqëruar për intervistim në stacion policor një të dyshuar mashkull serb”, ka thënë për lajmi.net Daut Hoxha, zyrtar për informon në Policinë e Kosovës.

Ai ka treguar se Policia edhe më tej do të ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe për çdo vendim lidhur çështjen do të njoftoheni me kohë