Arrestohet pasi që tha se nuk do ta shërbente me çaj Erdoganin!

26.12.2016 16:21:08

Autoritetet turke kanë arrestuar shefin e kafeterisë të gazetës opozitare “Xhumhurrijet”, pasi që ka fyer presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Siç thuhet, i arrestuar Shenol Buran ka deklaruar se Erdoganit asnjëherë nuk do t’i shërbente çaj, transmeton lajmi.net.

Buran, i cili është pronar i kafeterisë në zyrat e gazetës “Xhumhurrijet”, është në paraburgim pasi që policia e ka arrestuar në shtëpinë e tij të shtunën në mbrume, ka thënë avokati i tij, Ozgur Urfa, transmeton Reuters.

Për Buranin thuhet se ka përdorur fjalë fyese, sipas akuzës nder tjerash thuhet ai ka thënë se refuzon ta shërbejë me çaj presidentin.

Një gjyqtar i Gjykatës së Stambollit të dielën ka urdhëruar që Buran të arrestohet deri në fillim të gjykimit, duke thënë se “ka dyshume të fuqishme se ka bërë krim”. Sipas gjyqtarit, i akuzuari nëse lihet në liri mund të bëjë presion tek dëshmitarët.