Arrestohet personi që detyroi të miturën të përdor drogë

24.07.2016 14:27:50

Një femër e mitur në Prishtinë ka raportuar se një i dyshuar e ka detyruar të përdor substancë të dyshuar narkotike dhe si pasojë e përdorimit, të njëjtës iu është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. Po në Prishtinë, konkretisht në Parkun e Gërmisë, është arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur dhe konfiskuar 36.6 gram hapa të dyshuar për drogë sintetike dhe 242 gram materie e ngurtë të dyshuar për narkotikë të llojit Spid.

Gjatë hetimeve është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar tjetër shqiptar, shtetas i Zvicrës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.