Arrestohet plaçkitësi i veturave në Prizren

06.09.2016 11:38:41

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një person ka plaçkitur dy vetura në Prizreni.

Sipas njoftimit, hetues policorë të Stacionit Policor ”Veriu” në Prizren, pas një pune hetimore disaditëshe kanë arritur që ta identifikojnë e më pas ta arrestojnë të dyshuarin J.P nga fshati Marmull i Gjakovës, tani me banim ne Prizren mbi bazën e dyshimit se i njëjti në bashkëpunim  me  të dyshuarin J.D i arrestuar dite me para nga polici , se me 12 dhe  19 korrik 2016 kanë plaçkitur dy vetura.

 

“Pas një plani operativ taktik të bërë nga hetuesit SP Prizren-Veri, për arrestimin e te dyshuarit J P ,i njëjti është arrestuar  rreth orës 17:25  të datës 05.09.2016 në rrugën Besim Ndrecaj  ne  Prizren  dhe është  shoqëruar ne SP Prizren -Veri. Është  intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës, ku i njëjti ka pranuar se ka kryer veprat penale ( Plaçkitje e Mjeteve Motorike ).  Ne lidhje me veprimet policore  është njoftuar prokurori i lendes  dhe i njëjti merr vendimin e ndalimit policor për 48 ore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.