Arrestohet princi saudit që u filmua duke rrahur brutalisht një person dhe duke e kërcënuar me revole e kallashnikov (Video, +18)

20.07.2017 19:14:56

Princi saudit është arrestuar me kërkesë të mbretit Salman, pasi në internet janë publikuar disa video ku shfaqet ky anëtar i familjes mbretërore duke keqtrajtuar një femër dhe një mashkull.

Këto pamje që janë bërë virale kanë alarmuar mbretin saudit, i cili kërkoi që të lëshohet urdhër arrest për princin Saud bin Abdulaziz bin Musaed bin Saud bin Abdulaziz Al Saud, si dhe të gjithë të tjerëve që kanë qenë të përfshirë në këtë sulmin verbal dhe fizik, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë që ka shokuar botën arabe, shfaq momentin kur një burrë i larë në gjak kërcënohet me armë nga princi i cili vazhdimisht e godet në kokë.

Mbreti Salman gjithashtu ka urdhëruar që të përfshirët në këtë skandal të mbahen në burg derisa të dëgjojnë dëshmitë e viktimave, dhe më pas të gjykohen sipas ligjit të Sheriatit.