Arrestohet serbi që kërcënoi dhe ua dëmtoi veturën një çifti

14.01.2019 11:04:55

Në fshatin Rudar të Zveçanit, është arrestuar një serb.

Policia e Kosovës ka njoftuar se fshatin Rudar të Zveçanit, një serb ka kërcënuar dy persona të tjerë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari fillimisht kishte kërcënuar dhe më pas kishte dëmtuar veturën e një çifti.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.