Arrestohet shefi i Amnesty International për Turqi

10.06.2017 17:00:33

Autoritetet turke kanë arrestuar shefin e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International në Turqi,  Taner Kiliç dhe një grup të avokatëve, që akuzohen  për anëtarësim në një grup terrorist.

Mediat turke raportojnë se  dje në mëngjes gjykata urdhëroi arrestimin e Kiliç në krahinën perëndimore turke të Izmirit me një grup prej pesë avokatëve për shkak se ata kanë përdorur programin e koduar të komunikimit, transmeton Klan Kosova.