Arrestohet shqiptari për 400 gramë duhan në Greqi, policia ia sekuestron në doganë

08.11.2019 12:22:43

Një shqiptar 47-vjeçar u arrestua mbrëmë në Volos nga oficerët e policisë për shkelje të Kodit Doganor dhe kontrabandë të duhanit, raporton gazeta lokale “magnesianews.gr”

Në posedim të të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan tre pako me 157 gr duhan, si dhe tre pako të tjera me 246 gr.

Sasia e duhanit u sekuestrua dhe do të dërgohet në Zyrën Doganore të Volos për llogaritjen e detyrave të shmangura, ndërsa shqiptari do të dërgohet në Prokurori.