Arrestohet vëllai i Gulenit

02.10.2016 14:00:27

Policia turke ka arrestuar vëllain e Fethulla Gulenit në qytetin e Izmirit. Mediat turke raportojnë se Guttbetin Gulen është arrestuar gjatë ditës së sotme me akuzën se është pjesatr i Lëvizjes Hizmet e cila udhëhiqet nga Gulen.

Ky arrestim pasohet pas mijëra arrestimeve nga policia ndaj pjestarëve të Lëvizjes Hizmet. Vetë Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka shprehur vazhdimisht se nuk do të ndalet deri sa ta shkatërrojë këtë lëvizje.

Përplasjet midis Gulen dhe Erdogan nisën intesivisht pas arrestimeve në vitin 2013 të disa prej djemve të disa ministrave të qeverisë që udhëhiqej nga Erdogan dhe nga publikimi i disa pvrgjimeve të Erdogan me djalin e tij në lidhje me disa afera korruptive.

Akuzat u cilësuan të rrema nga Erdogan dhe pasi u liruan djemtë e ministrave, pas disa kohësh u futën në burg policët dhe prokurorët që kishin udhëhequr këto hetime të korrupsionit. Gjithashtu qeveria turke ka konfiskuar me qindra biznese të mëdha si grupi KOZA IPEK që kishte vlerën e 10 miliard dollarëve me akuzën se janë pjestarë të kësaj lëvizje.
Ndërkohë Turqia ka bërë kërkesë zyrtare në Amerikë për ekstradimin e Gulenit duke e fajësuar se qëndron prapa tentimit të grushtit ushtarak, akuza që vazhdimisht janë mohuar nga Guleni.

Pavarësisht kërkesës Amerika vazhdimisht i është përgjigjur se kjo çështje do të shqyrtohet nga gjykatat përkatëse dhe vetëm ato mund të marrin një vendim për ekstradimin ose jo të Gulenit.