Arrestohet xhihadisti 15 vjeçar, planifikonte sulm në Paris

14.09.2016 14:19:55

Është arrestuar një 15 vjeçar nën dyshimin e planifikimit të një sulmi terrorist në Paris, shkruan Daily Mail.

Adoleshenti është arrestuar në nën ndarjen e 20 të departamentit në Francë, për qëllime të administrimit të pushtetit lokal, këtë mëngjes si dhe është bastisur shtëpia e tij.

 

Është bërë e ditur se atij i është caktuar detyra e kryerjes së një sulmi dhe se ka qenë në kontakt me Rashid Kassim, një xhihadist francez i cili lidhet me vrasjen e dyfishtë brutale të dy policëve në Magnanville në qershor, dhe therjen e priftit në Saint-Etienne du Rouvray, në afërsi të Rouen në korrik.