Arsenal, 100 mln Euro për Mbappe

08.05.2017 18:18:04

Arsenali kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm. “Topçinjtë” kanë hedhur sytë nga talenti i Monaco, Kylian Mbappe, i cili kërkohet edhe nga Real Madrid. Sipas “Daily Mail”, skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger, për të mposhtur konkurrencën e spanollëve është gati të derdhë në arkat e skuadrës nga principata shumën e 100 milionë Eurove, gjithashtu anglezët i sigurojnë lojtarit edhe fanellën e titullarit në repartin e avancuar.