Arsenal 3:1 Stoke, ja notat për Xhakën, Mustafin dhe Shaqirin (FOTO)

10.12.2016 18:34:40

Arsenali ka mposhtur 3:1 Stoken në kuadër të xhiros së 14-të të Premierligës.

Në këtë ndeshje nga fillimi në fushë ishin tre futbollistë shqiptarë. Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi te Arsenali, ndërsa Xherdan Shaqiri te Stoke. Mustafi u detyrua të lë fushën në minutën e 25-të, si pasojë e një lëndimi. Me nota të larta për paraqitjen në këtë ndeshje, u vlerësuan Xhaka dhe Shaqiri. Xhaka u vlerësua me notë 7.4 nga ‘WhoScored’, ndërsa Shaqiri me notë 6.4.

Me notë të lartë u vlerësua edhe Mustafi, për ato pak minuta që ishte në fushë.