Arsenal shton interesimin për Reus

27.01.2017 17:40:38

Marco Reus sërish nën radarin e klubit anglez.

Ylli i Borussia Dortmundit po vëzhgohet nga afër nga drejtuesit e Arsenalit, pasi që shihet si një nga objektivat kryesorë të londinezëve për afatin kalimtar të verës.

Siç shkruajnë mediat në Angli, një transferim i mundshëm i Reus te Arsenal mund të bëhet i mundur në rast të largimit të Alexis Sanchez i cili ende nuk ka vendosur për të vazhduar kontratën me ‘Topçinjtë’.

Reus vlerësohet rreth 50 milionë funte në tregun e futbollistëve, një shumë që trajneri Arsene Wenger është i gatshëm ta paguajë për ta përforcuar ekipin e tij.