Arsenal “shtyp” Swansea me goleadë, ringjallet Hull, veterani Barton rikthehet me gol (Foto)

14.01.2017 18:10:26
Arsenal's German midfielder Mesut Ozil celebrates scoring their third goal during the English Premier League football match between Arsenal and Chelsea at The Emirates stadium in London, on September 24, 2016. / AFP / IKIMAGES / Ian KINGTON / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 45 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. (Photo credit should read IAN KINGTON/AFP/Getty Images)

Arsenal ka mundur pa shumë vështirësi vendasit e Swansea City teksa ecuria negative e ekipit uellsian vazhdon dhe afrimi i trajnerit të ri nuk solli asnjë ndryshim, të paktën në ndeshjen e parë të ekipit. Fatkeqësisht Swansea kishte përball një prej ekipeve pretendente për të fituar titullin kampion, djemtë e Wenger nuk e hodhën poshtë mundësinë të dilnin me tre pikë nga “Liberty Stadium”. Me këtë fitore Topçinjtë rikthehen te fitorja pas barazimit në javën e kaluar kundër Bournemouth.

Oliver Giroud vazhdon të impresionojë me formën e tij fantastike sidomos tani që ka nënshkruar edhe rinovimin e kontratës sulmuesi po luan me një vetëbesim të madh. Swansea ka shumë punë për të bërë nëse kërkon të qëndrojë në Premier League, por kundër Arsenal ishte një tjetër ndeshje dhe rezultat për t’u harruar.

Ndeshja nuk kishte shumë histori pasi Arsenal, megjithëse nuk po dilte në lojën e tij në minutat e para të ndeshjes me vendasit që madje shpërdorojnë një mundësi të mirë me Sigurdsson. Me kalimin e minutave miqtë marrin frenat e lojës në dorë duke kontrolluar mbajtjen e topit dhe mesin e fushës. Pas gjysmë ore lojë vjen edhe goli i merituar i miqve, kur Giroud shfrytëzon mirë një top të devijuar duke e shtyrë në rrjetë pa shumë probleme.

Një gol qe lehtësoi Topçinjtë të cilët në pjesën e dytë u kthyen më të fortë duke dyfishuar rezultatin pas goditjes së Iwobi që devijohet nga Cork e shkon në rrjetë. Fatkeqësia e vendasve nuk ka fund teksa Arsenal shënon golin e tretë me një tjetër autogol të prapavijës së Swansea, këtë herë e kishte radhën Naughton. Më pas i erdhi mundësia edhe liderit të ekipit Alexis Sanchez i cili shënon golin e katërt duke shkatërruar ekipin e Clement.

Në ndeshjet e tjera Hull City përmbys rezultatin kundër skuadrës së Bournemouth  duke bërë që trajneri i ri Da Silva ta fillojë aventurën e re me klubin anglez me fitore. Bournemouth zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2’ me penalltinë e Stanislas por vendast përmbysën gjithçka me heroi e ndeshjes Abel Hernandez.

Sundeliand pësoi një tjetër disfatë brenda në shtëpi teksa Stoke City i mundi bindshëm që në pjesën e parë me tre gola të shpejtë. Burnley arriti të shënonte vetëm në fund me anë të afrimit të janarit nga Rangers Joey Barton, 34 vjeçari kthehet vendimtar në Premier League. Një tjetër rezultat zhgënjyes për Watford teksa nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola kundër Middlesbrough, dhe tashmë e ardhmja e trajnerit Mazzarri është në rrezik.

Një rezultat inkurajues për West Ham, pas problemeve të shumta gjatë kësaj jave për shkak të lojtarit kryesor të skuadrës Dimitri Payet, djemtë e Bilic nuk janë influencuar nga telenovela e sapo nisur dhe kanë mundur bindshëm Crystal Palace./telesport/.al