Arsenali, 20 mln Paund për Emil Forsberg

24.04.2017 20:11:37

Arsenali vijon të kërkojë përforcime në Bundesligë. Pas goditjes Kolasinaç me parametër zero, për të cilin pritet vetëm zyrtarizimi, Topçinjtë kërkojnë edhe sulmues, teksa në radarët e drejtuesve kanë vënë Emil Forsberg. Këtë sezon me Leipzig, sulmuesi suedez ka rënë në sy me paraqitjet e tij ku në 23 ndeshje ka shënuar 8 gola dhe për të bindur drejtuesit e klubit gjerman për ta lënë të lirë, Arsenali është gati të ofrojë 20 mln Paund.