Arsenali blindon portën, merr Lenon për 20 milionë paund

20.06.2018 10:52:28

Brend Leno është portieri i ri i Arsenalit. Klubi londinez ka zyrtarizuar marrëveshjen me gardianin gjerman i cili lë Bayer Leverkusenin për t’u transferuar në Premier League.

26-vjeçari ka firmosur me topçinjtë ndërsa në arkat e Bayer Leverkusen, Arsenali ka derdhur 20 milionë paund për kartonin e futbollistit. Trajneri Unai Emery e ka pritur me entuziazëm afrimin e Lenos duke deklaruar se 26-vjeçari është një nga portierët më të mirë në botë dhe te Arsenali ndihen krenar që ai ka zgjedhur të luajë me skuadrën londineze.

Me afrimin e Lenos e ardhmja e 36-vjeçarit Petr Cech vendoset në dyshim pasi çeku nëse qëndron do të ngrohë stolin.