Arsenali fiton paster 2:0 ne Emirates Stadium

01.01.2017 23:31:58

Skuadra e Arsenalit në ‘Emirates Stadium’ e ka mposhtur 2:0 Crystal Palacen, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të.

Skuadra e Arsene Wengerit shënoi nga një gol në të dyja pjesët, duke e shijuar fitoren e 12-të në këtë edicion.

Golat për “Topçinjtë” i shënuan Giroud me një super-gol në minutën e 17-të dhe Iwobi në minutën e 56-të. Arsenali me këtë fitore renditet në vendin e tretë me 40 pikë.