Arsimtarët turq i izolojnë në Turqi, nuk i lejojnë të dalin nga vendi

20.07.2016 09:01:31

Në Turqi është ndaluar dalja mësuesve dhe pedagogëve nga vendi. Lajmin e bën të ditur televizioni TRT.

Media shtetërore bën të ditur se ky urdhër do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë.Vendimi vjen menjëherë pasi qeveria shkarkoi nga detyra të gjithë dekanët e universiteteve, rreth 1577 gjithsej.

Gjithashtu, autoritetet u kanë hequr licencën 21 000 mësuesve në shkolla private, duke e çuar numrin e arsimtarëve të shkarkuar në rreth 60 mijë, raporton agjencia e lajmeve “Bloomberg”.Kjo lëvizje vjen pak ditë pas grushtit të dështuar të shtetit.

Qeveria dyshon se mësuesit dhe pedagogët kanë lidhje me klerikun Fetullah Gylen, i cili akuzohet se fshihet pas përpjekjes për të rrëzuar shtetin.