Arsyeja e termeteve të shpeshta në gadishullin Ballkanik

11.09.2016 16:28:43

Në teritorin e Maqedonisë por edhe në vendet e rajonit janë ndier dridhje të lehta të ashtuquajtura si termete.

Janë analizuar se termetet të cilët për disa muaj kanë dridhur Maqedoninë dhe janë ndier në shumë qytete, ku një herë brenda 24 orëve janë ndier diku 30-40 dridhje të lehta si termete. Me këtë bëhet pyetja se cila është arsyeja që ndodhin këto dridhje të shpeshta në pjesën jugore të polit si dhe në teritorin e Maqedonisë.

Rajoni i mediteranit është shumë aktive për shkak të përplasjes së pllakës kontinentale afriko-euroaziatike. Pllaka kontinentale afrikane lëviz nga veriu me shpejtësi prej 4-10mm në vit me cka përplaset me pllakën euroaziatike. Kjo përplasje ka nisur para 50 milion viteve dhe është e lidhur me mbylljen e detit Tetis që sot quhet mesdheut. Shkak për këtë lëvizje dhe përplasje bëhet e ditur se ka lëvizje edhe në koren nëntokësore.

Më tej sqarohet se dridhjet më të forta seizmike në mediteran kanë ndodhur në termetet e fuqishme në jug të Greqisë nga Peleponezi deri në Krit e më pas edhe në veriperendim të Turqisë dhe në zonën jugore të italisë. Në këto rajone janë parë termete të fuqishme si ai i vitit 1903 në Kritera me 8.2 shkallë, më pas termeti i vitit 1926 në Todos 7.8 shkallë, si dhe ai i vitit 1999 në Izmit afër Stambollit me 7.6 ku humbën jetën 17 mijë njerëz