Arta Dade: Si e braktisa grupin parlamentar të PS, pas përplasjeve me Ramën

09.03.2017 11:46:08
Kryetari i PS Edi Rama, deputetet Sajmir Tahiri dhe Arta Dade, gjate Kongresit te Forumit te Gruas te Partise Socialiste, ne Pallatin e Kongreseve.

Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade, tashmë njihet që herë pas here del nga rreshti strikt prapa kryeministrit Rama i deputetëve të Rilindjes. Deputetja e vjetër socialiste duke folur për simbolikën e 8 Marsit ka rrëfyer mbrëmë në “Pasdite në Top Channel, edhe për disa përplasje të forta që ka pasur me Edi Rama.

“Kam kritikuar jashtëzakonisht Ramën kur tejkaloi kufijtë me Mimoza Hafizin dhe shumë kohë nuk shkova, në mbledhjet e grupit”, u shpreh deputetja socialiste.

Në lidhje me marrëdhëniet me kolegët e tjerë, Dade u ndal tek deputeti Gramoz Ruçi.

“Gramozi nuk më ngarkonte me detyra, sepse e shikonte në aspektin që gratë nuk mund të punojnë sa burrat, edhe pse ai ka qenë ndër mbështetësit e mi më të mëdhenj”, tha ajo.