Artan Hoxha publikon fotot e kryebashkiakut duke pirë kokainë

22.01.2020 10:02:59

Ashtu siç kishte paralajmëruar, gazetari Artan Hoxha ka publikuar fotot e një kryebashkiaku duke pirë kokainë.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se disponon një video, që pritet të publikohet në orët në vijim.

Ende nuk dihet se për cilin kryebashkiak bëhet fjalë, pasi nga fotot nuk dallohet qartë.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje rreth këtij megaskandali.