Arti për të fituar miq e pushtet

30.09.2016 08:48:15

Nga Ajet Avdyli

Shpeshher ne bëjmë perpjekje për të i bindur të tjerët, por pa e njohur mirë artin se si të i bindim

Ka gjashtë mënyra për të u bërë i dashur me të tjerët; por ka edhe dymbëdhjet mënyratë tjera, për të fituar miqë e pushtet, ku sejcila ngërthen në vehte mënyrën e strategjitnë e veprimit praktik. Po i përmend disa prej tyre;

– Të interesohesh për problemet e të tjerëve, por të kesh kujdesin, e të i bindish të tjetët se e ke per një mend, se duash me çdo kusht të u ndihmosh.

– Të buzëqeshish, është një artë në vehte, koha momenti e situata, kur e si buzqeshë, është mënyra për të u afruar me dikend, shenjat e para të një afërie, sipas situatës e momentit që jemi.

– Të kujtoohesh që për një njeri emri i tij/i saj është tingulli më i ëmbël dhe më harmonik i të gjithë njerëzimit.

– Të jesh dëgjues i mirë, të inkurajosh të tjerët që të flasin për vetën e tyre.

– Të dish të ngjallësh interes tek bashkbiseduesi.

– Të i bëshë të tjerët të të bisedojn se janë personazhe të rëndësishme.

Të gjitha këto sotë i kemi në facebook, diku më shumë e diku më pak, por qëllimi dihet „Dymbëdhjetë mënyra për të i bindur të tjerët të kenë të njejtin medim me ju, se sa ka mundsi autori, t` i bind, mvaret nga aftësit që posedon dhe mënyra se si e shtron problemin, kur e si, në që kohë!!!!!,

Shpeshherë më ka rastisë të shof në fb, kur shkruaja disa, e pas tyre pasojn, lavdata e komplimente, me të njejta fjalë, me të njejta shprehje por edhe të njejtat linija mendimi. E tmerrshme, si nuk e kanë marrë vesh në ç`djall kohe jemi sot. Ca i shoh dhe në fb. Shkruaj diqka, një poezi kot, apo bejte, kota kotës, do të shofës se do të vërshojn, miqët e kalorësit endacak, që kalirojn nëper fb, hallet, tezet duke thënë; se poet më i madhë nuk ka në botë, se i`a kalon Rambos, (Arturi, jo Silvio Stalones), duke lënë ca shënime aty, o yll, o dritë, o më i miri i botës, të gjitha këto epitetete tralalalalala, e tralililili.