As Messi dhe as Ronaldo; ja kujt ia jep “Topin e Artë” Ribery…

14.03.2017 13:26:43

Franck Ribery, ylli i Bayern Munich, ka dhënë një intervistë për gazetën “Bild”, në të cilën zbuloi se kush duhet të jetë fituesi i “Topit të Artë” të ardhshëm. Lojtari francez, i cili ka pranuar në disa raste Leo Messin si më të mirin në botë, ka habitur duke deklaruar se ai që e meriton më shumë këtë herë është askush tjetër, përveç partnerit të tij, Robert Lewandowski, tek i cili thekson aftësinë prej golashënuesi. “Lewandowski është i mahnitshëm. Përfundimisht, meriton “Topin e Artë”.

am luajtur me sulmues të mëdhenj këtu. Luca Toni ishte madhështor, atëherë Gomez, Klose…, por Robert është ndoshta më i plotë nga të gjithë,” – tha Ribery. Francezi, i pyetur mbi vlefshmërinë e dorëzimit të “Topit të Artë”, pasi u propozua në vitin 2013 si finalist, shpjegoi se për momentin çmimi në fjalë është më shumë për merita politike sportive: “Kjo është një çështje politike. ”Topin i Artë” nuk është për lojtarin më të mirë. Kjo bëhet e gjitha për politikën. Fabio Cannavaro e ka fituar atë në vitin 2006, sepse fitoi Kupën e Botës.” /telesport.al/