Asgje nga andrra qe edhe / poezi nga Shukrije Gashi

20.11.2019 02:06:46

Asgje nga andrra qe edhe

hijet i mori me veti
nga ti nuk dua t’çlirohem
ne asnje stine
shi bie prajshëm jashte
nje i ftohte me hyri ne eshtra
ere dimri mba dita
mes thonit e mishit
tundimi merr fryme me shpejtesi drite
shpirti asnjehere vdes pertej
perdeve te frikes
aty ku eshtrat tua shkrihen
sot ta ndjeva rrenqethjen acar
mberdhiva nga pikellimi ne dysh
nuk me pelqejne perdet qe
nuk flasin me mua
Dy stinet e fundvitit
ne sekonda maten harreses
qetesise se shtirur nuk i besoj
as vdekjes veshur me moshe
rrudhash
as kemishes se fantazmes
qe vret andrren bashke me hijet
sa shume me mungoni ne çdo
Dy stinet e fundvitit
pasioni qe thermone te gjitha
muret mes andrres dhe prekjes
vdekjes nuk I besoj. ..