Asgjë të re në politikën serbe/Radikali Vuçiq po e përsërit “demokratin” Tadiq

15.03.2019 20:07:02

Nga Rexhep Kastrati

Vuçiq ka disa kohë që është duker thënë se nuk mundet që njëra palë t’i fitojë të gjitha, kurse pala tjetër të humbë gjithçka, duke synuar kështu të arsyetojë pretendimet territoriale ndaj Kosovës, por që në fakt se Serbia nuk çan kokën as për të drejtën historike, as për të drejtën etnike, as për të drejtën fetare, në çka është thirrur gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, por të pazaret me karakter ekonomiko-territoriale, siç ka bërë vazhdimisht!

Në fakt, sado që Vuçiq e ka kontesktualizuar në kontekstin socio-politik dhe gjeopolitik aktual, dhe edhe nga disa mediokër partish dhe mediesh, po bien për tokë duke e elaboruar me pseudoanaliza dhe pseudoargumente, megjithatë, thënia se nuk mundet njëra palë t’i fitojë të gjitha, e pala tjetër t’i humbë të gjitha, është vetëm një vazhdimësi e një strategjie milosheviqiane që si  e tillë, më tej ka bazën në të gjitha projektet, platformat, memorandumet serbe që nga “Naçërtanja” e Garashaninit të vitit 1844, e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, të vitit 1986, e cila strategji ka synuar që të copëtojë dhe ricopëtojë trojet shqiptare.

Në këtë kontekst, kjo strategji ka qenë dhe ka mbetur strategji shtetërore, kombëtare dhe kishtare serbe pavarësisht nga forcat politike që kanë drejtuar apo drejtojnë institucionet shtetërore, shkencore e kishtare serbe, kurse vetë profilizimi politik i serbëve ka qrnë dhe ka mbetur një formë dhe mënyrë për të zbatuar pjesë dhe metoda të stratwgjisë së përgjithshme.

Këtë e dëshmon edhe kjo thënia se nuk mundet që njëra palë t’i fitojë të gjitha, kurse pala tjetër t’i humbë të gjitha, e cila për herë të parë nuk është thënë nga radikali ultranacionalist Vuçiq, por nga i ashtuquajturi demokrat i moderuar dhe properëndimor, Tadiq, i cili më 2011, për herë të parë ishte shprehur se nuk ishte kundër “Shqipërisë së Madhe”, por edhe Serbia dohet të merrte një pjesë të Kosovës, se nuk mundet që njëra palë t’i fitojë të gjitha, kurse pala tjetër t’i humbë të gjitha!

Dhe Boris Tadiq, që është i biri një prej akademikëve të njohur të Serbisë, Lubomir Tadiq, këtë e ka thënë më 2011, në vitin kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, kishte miratuar të ashtuquajturin Memorandumi 2, i hartuar nga një grup akademikësh me Dobrica Çosiqin dhe Lubomir Tadiqin.

Edhe idenë për një marrëveshje historike me Tiranën, që po e dëgjojmë shpesh nga zyrtarë serbë, është e Boris Tadiqit, i cili këtë marrëveshje e shihte si mundësi të bashkimit të Kosovës me shtetin shqiptar, me kusht që edhe Serbia të marrë territor nga Kosova.

Tadiq, kishte parimin: pak ne, pak Shqipëria, në bazë të parimit aty ku ka shumicë shqiptare të bashkohen me Shqipërinë, e ku ka shumicë serbe, të bashkohen me Serbinë.

“Shqipëria e madhe do të ishte në të vërtetë një projekt shumë i rrezikshëm. Por, nëse ky projekt do të ishte pjesë e një zgjidhje të madhe historike midis shqiptarëve dhe serbëve, ne serbët do të pajtoheshim ta pranonim këtë zgjidhje. Kjo do të ishte një zgjidhe ku të dyja palët do të merrnin diçka, ndërsa zgjidhja do të krijonte paqen dhe stabilitetin e duhur” – ka thënë Tadiq më 2011 në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Ceitung.

Boris Tadiq që kishte një pranim dhe imazh të një politikani të moderuar, properëndimor, ishte zgjedhë president më 2004, në kohën kur imazhi i Serbisë kishte rënë dukshëm pas vrasjes së kryeministrit, po ashtu, të konsideruar properëndimor, Zoran Gjingjiq më 2003, e që ishte si një mesazh se forcat nacionaliste në këtë shtet ishin të forta, kishte bërë gjithçka që ky imazh të përmirësohej, por edhe që të fitonte pikë diplomatike për shtetin e tij edhe në raport me Kosovën.

Këtë e bënte edhe duke paraqitur një profil tjetër nga ai i kryeministrit ultranacionalist, Vojislav Koshtunica, i cili kishte qenë presidenti i fundit i të ashtuquajturës Jugosllavi dhe pasues i Milosheviqit.