Asllanaj: Skenës politike i mungon figura e Ukë Bytyçit

28.10.2016 10:28:08

Komuna e Suharekës, sot  ka përkujtuar ish kryetarin e saj Ukë Bytyçi dhe dy  shoqëruesit e tij Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyqin të cilët u vranë menjëherë pas fitorës së  LDK-ës në zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Në Akademinë përkujtimore krahas shumë qytetarëve dhe familjarëve të Ukës, morrën pjesë edhe figura dhe përsonalitete të larta të LDK-së, të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë manifestim përkujtimor.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës  Sali Asllanaj, në mes tjerash ka thënë se “ Ukë Bytyçi ka qenë njeriu më i përgatitur në të gjitha aspektet, ai nuk zgjidhte rrugën e lehtë dhe komode, por të rëndën, rrugën e ardhmërisë dhe perspektivës. Ai zgjodhi rrugën e ballafaqimit me okupuesit sërbë që nga viti 1981 në demonstratat e atëhershme, ai zgjodhi që edhe pushtetin e atëhershëm ta sfidon me politken paqsore të udhëhequr nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova. Uka ishte promotor i shumë ngjarjeve që na sollën lirinë, emri Ukës ishte forcë e madhe dhe morale për ushtarët e Brigadës 123. Skenës politike i mungon figura e Ukë Bytyçit”.

Ndërsa në emër të kryesisë qendrore të  LDK-së ka fol Lirije Kajtazi e cila e ka thënë se vrasja e Ukë Bytyçit ka qenë vrasje e demokracisë tek ne. Uka ishte pishtar i demokracisë, ishte kryetari i parë i juaji i zgjedhur me votën e lirë. 

Kurse në emër të familjës së Ukës, ka fol djali i tij Flamuri i cili ka shpreh paknaqësi sepse vrasja e Ukës nuk është zbardhur në tersi sepse është denuar vetëm dorasi e jo edhe urdhërdhënësi. Kjo është drejtësi e vonuar dhe e mohuar ne po presim që të veprojë drejtësia e mohuar. Pas Akademisë janë vendosur kurora me lule te shtatorja e Ukës, në semetisht te varri i tij dhe në Nishor te varret e Bafti Bajramit dhe Bajram Bytyçit.